Mickoski: Kjo në Kuvend është terrorizëm, dhe jo 27 prilli

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka shpërndarë fotografinë e deputetes së infektuar me Covid-19 duke hyrë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ia ka bashkëngjitur mbishkrimin, se “kjo në Kuvend është terrorizëm, dhe jo 27 prilli”.

Mes të tjerash ai pyet: “Se kur ligjet dhe rregullat nuk vlejnë për pushtetin?” dhe ka vlerësuar, se “LSDM dhe grupi parlamentar duhet të përgjigjen për veprën penale të nenit 205 të Kodit Penal”.