Mickoski: Ky pushtet e shkatërron shtetin

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski prej para Qeverisë, ku ishte qëllimi i marshit protestues, tha se ky pushtet duhet të shkojë sepse, siç tha, që një vit e gjysmë e shkatërron Maqedoninë.

Marketing

“na premton pesë për qind të BPV-së në programin që e kanë quajtur “Jetë”, sollën ferr, sollën errësirë te secili qytetar në Republikën e Maqedonisë..E keni bërë qytetarin e Maqedonisë të jetë indiferent për gjithçka. Pas të gjitha këtyre poshtërimeve dhe nënçmimeve që na i keni bërë këtë një vit e gjysmë, pas të gjitha shitjeve të interesave kombëtare, pas të gjithë tmerrit që ia bëtë atdheut tuaj, tentuat të bëni që qytetari i Maqedonisë të jetë indiferent. Por, ne këtë nuk do ta lejojmë. Ne do të qëndrojmë të gjithë së bashku pa dallim të kombit, pa dallim të fesë kundër jush dhe do t’ua tregojmë vendin tuaj në histori, në anën e errët të historisë në zgjedhjet e ardhshme apo të rregullta parlamentare që do t’ju mposhtim”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare para selisë së partisë e filloi marshin protestues, të cilin e organizojnë që një vit pas arrestimit të personave për incidentet në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar.

Pas seancës së Komitetit Ekzekutiv javën e kaluar partia paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të organizojë protesta me të cilat, siç kumtoi VMRO-DPMNE, do të ndalet në rrugën e pushtetit antipopullor dhe kriminel.

Kryetari i partisë Mickoski deklaroi se me protestën e sotme VMRO-DPMNE do të shpallë dhe do të fillojë revolucion gjithëpërfshirës kombëtar, ekonomik, social dhe arsimor kundër qeverisjes së gabuar të Zoran Zaevit, asgjësimit ekonomik dhe kombëtar. Ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë jo vetëm në kryeqytet, edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.

Marketing