Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, i drejtohet me një letër të hapur kryeministrit të vendit Zoran Zaev, përmes të cilës i thotë se refuzimi i propozimit të tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dëshmon se Zaev dhe Qeveria u frikësohen zgjedhjeve. Në letrën e publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Mickoski thotë se LSDM kishte mundësi që të dëshmojë se lufta kundër krimit kishte një rëndësi për këtë pushtet, por në vend të kësaj ai tregoi tre gjëra, transmeton Shenja.

“Me refuzimin e propozimit të cilin unë e dhashë, Zaev dhe Qeveria treguan se frikësohen nga zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, sepse ai e din se në ato zgjedhje populli do e bëjë të veten dhe ata do të jenë të mposhtur, si dhe që ishin në referendumin që kaloi. Për këtë, do të sugjeroja që Zaev dhe Qeveria edhe njëherë të mendojnë sepse nuk është e njejtë, se kush në cilën anë ishte. Unë tashmë zgjodha, jam me popullin, në anën e drejtësisës së Maqedonisë tonë”.

“Përmes mospranimit të propozimit dhe të heshtjes së tij për formimit e një prokurorie të pavarur e cila do ta luftoj krimin, zgjodhi të jetë në rolin e mbrojtësit dhe promovuesit të krimit, padrejtësisë dhe shkeljes së ligjit në këtë shtet. Po ashtu tregoi se lufta kundër krimit është vetëm një farsë e këtij pushteti dhe se pikërisht ajo është zotëruese me të gjitha proceset kriminele të shtetit”, thuhet në letrën e Mickoskit.

Në letrën drejtuar kryeministrit Zaev, Mickoski thotë se ai nuk e respekton vullnetin e shumicës, pasi sipas sipas tij shumica në prononcimin për referendumin treguan se nuk e mbështesin Marrëveshjen e Prespës. Mickoski më tej shprehet se nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kryeministri hapur thotë se nuk e respekton vullnetin e shumicës së qytëtarëve dhe publikisht thotë se janë të kushtueshme përpjekjet e tij për të kushtëzuar dhe shantazhuar deputetët.

Artikulli paraprakJa çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese (DOKUMENTE)
Artikulli tjetërE konfirmon Pacolli: Lirohet stomatologu kosovar i arrestuar në Serbi