Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka realizuar takim me qytetarë dhe anëtarë të Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Demir Hisar. Në takim Mickoski ka folur për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike si dhe dëmin nga marrëveshja me Greqinë.

“Na premtuan jetë, sollën ferr. Pasi e sollën ferrin filluan të nda ndajnë në ashtu, kështu. Filluan të na ndajnë në njerëz që kanë qenë evropianë dhe njerëz të cilët kanë qenë kundër Evropës dhe kundër forcave progresive. Ndërsa, pas perdes plaçkitin dhe shkatërrojnë çdo pëllëmbë të atdheut”, ka theksuar Mickoski.

Sipas tij, LSDM nuk ka përkrahje për marrëveshjen nga qytetarët dhe për këtë tubimet e tyre zhvillohen në sheshe gjysmë të zbrazëta.

Barten qytetarë më autobusë nga qytete tjera me presione, shantazhe dhe kërcënime, vëren ai.

Mickoski ka thënë se marrëveshja me Greqinë është zgjidhja më e keqe e mundshme për Maqedoninë. Me këtë dokument Zaev e poshtëron shtetin, ndërsa Maqedonia e humb emrin, ndryshohet Kushtetuta, humbet identiteti.

Micksoki ka rikujtuar se Zoran Zaev nuk e ka ruajtur identitetin dhe se atë që kemi pasur deri tani, ndërsa ka qenë pjesë e letërnjoftimit të shtetit tonë nga KB e ka humbur.