Mickoski me propozim të ri: Zaev të heq dorë nga Marrëveshja, pastaj zgjedhje dhe prokurori të re speciale

Zgjedhje të parakohshme me Qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos, ose prokurori të re, pas skadimit të mandatit të PSP-së që do të hetojë kriminalitetin brenda Qeverisë Zaev. Por edhe kryeprokurorin e këtij trupi do ta propozonte opozita.

Marketing

Këto ishin dy kushtet e kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski për kryeministrin Zoran Zaev, në mënyrë që shteti të stabilizohet dhe demokratizohet. Gjatë konferencës së tij për media, Mickovski nuk deshi të komentojë nëse ka pasur propozime të pahijshme të Zaevit ndaj deputetëve të VMRO-së, për të votuar për ndryshimet kushtetuese, por ishte decid se as ai e as deputetët e tij, nuk kanë kërkuar amnisti për zyrtarët e akuzuar dhe dënuar të kësaj partie dhe nuk do të bien pre e propozimeve të pahijshme.

“Të shkojmë në zgjedhje. Por duhet të ketë Qeveri teknike të Përzhinos. Duhet të ketë atmosferë të drejtë dhe demokratike zgjedhore. Kërkojmë që ne ta propozojmë edhe kryeprokurorin, në prokurorinë e re. Qeveria në mënyrë joprincipiele po më akuzon se gjoja kam kërkuar amnisti të përgjithshme duke dashur të më devalvojë dhe ta defokusojë opinionin nga kriminaliteti i saj. Gjoja se e kemi penguar edhe PSP-në e politizuar. E tani gjoja mbështetjen e deputetëve e kam kushtëzuar me amnisti.

As nuk kam kushtëzuar, e as nuk kam shantazhuar askënd pasi të gjithë deptuetët sikurse Qeveria, kanë për obligim që ta ndjekin vullnetin qytetar. Referendumi ishte reflektim i vullnetit qytetar. Opsioni i dytë që ofrojmë është që Zaevi të heq dorë nga Marrëveshja e pastaj të shkojmë në zgjedhje. VMRO DPMNE pastaj do të propozojë kryeprokuror.

Ti japim fundit dyshimeve për krim dhe korrupsion. Ta dënojmë vërtetë kriminalitetin. Ja një shans për Qeverinë që të dëshmojë se është kundër kriminalitetit, nëse nuk keni asgjë për të fshehur, mbështesni propozimin tim”., ka deklaruar Mickoski.

Marketing