Mickoski nga Strumica kërkoi amnistinë e personave të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit

Sot u zhvillua marshi i dytë protestues i VMRO DPMNE-së. Pas Manastirit, opozita vazhdoi protestat në qytetin e Strumicës. Lideri i partisë opozitare, Hristian Mickovski, sikur edhe në Manastir para 20 ditëve, nuk përmendi asgjë lidhur me atë se si do të pozicionohet opozita në referendumin që pritet të mbahet në vjeshtë.

Marketing

Megjithatë, risi në fjalimin e tij para qytetarëve të Strumicës ishte kërkesa që të amnistohen të gjithë të akuzuarit për pushtimin me dhunë të Kuvendit më 27 prill. Ndjekjet politike, sipas liderit opozitar, janë bërë që të frikësohet populli ndërsa të akuzuarit kanë qenë paralajmërim për të gjithë të tjerët.

VMRO DPMNE, vëllezër dhe motra, sot janë pesë deputetë që ngarkohen për diçka që nuk e kanë bërë gjegjësisht ngarkohen për terrorizëm. Asnjëherë mos mendoni se i kam harruar ata vëllezër dhe motrat që tani janë nëpër burgje dhe që janë pjesë e kësaj fushate politike kundër çdo maqedonasi që mendon lirshëm.

Për këtë apeloj, nevojitet amnisti për personat e ngjarjeve të 27 prillit, për shkak se patjetër të vazhdojmë përpara. Nuk mund të ecim përpara nëse jetojmë në të kaluarën dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë – deklaroi Hristian Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.