Mickoski: Nuk besoj dhe nuk mbështes amnisti, nuk bëj kompromis me drejtësinë

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE në një kumtesë me shkrim theksoi se siç po e sheh ai po bëhet aktuale tema me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, brenda natës dhe vetëm disa muaj para zgjedhjeve.

Marketing

“Kur bëhet fjalë për amnisti si parim dhe sidomos që në krye të Qeverisë kemi dikë që tashmë ka kaluar përmes këtij procesi dhe është amnistuar do të them se jam person që nuk e mbështet faljen si parim”, theksoi Mickovski

Ai shtoi se edhe pse tani pushteti do të ngre pluhur, do të krijojë tema dhe hipoteza joekzistuese dhe do të theksojë sa janë ata kundër, megjithatë qëndron fakti se kjo është temë e cila thjesht u përgjigjet Zaevit dhe LSDM-së.

Marketing