Mickoski: Nuk jap dorëheqje, ky është fillimi i fundit të LSDM-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencë për shtyp, ndërsa ka theksuar se përzgjedhja e qeverisë së re, është fillimi i fundit të LSDM-së.

Marketing

Mickoski tha se kjo qeveri nuk do të arrij deri në fund ta realizoj mandatin katërvjeçare.

“Ky është fillimi i fundit të LSDM-së. Kjo qeveri do të rrëzohet me këste, nuk do ta pres fundin e mandatin. Nuk kam ndërmend të jap dorëheqje për t’i ndihmuar Zaevit”, tha Mickoski.

Për kërkesën për kongres të jashtëzakonshëm, ai tha se kërkesë e tillë nuk ka ardhur në arkivin e partisë, ndërsa për iniciatorët për kërkesën për kongres të jashtëzakonshëm tha se ato janë njerëz nga nëntoka kriminele, të kontrolluar nga Zaev.

Mickoski tha se LSDM-në dhe Zaevin e pret një vjeshtë e nxehtë, ndërsa shtoi se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje.

Marketing