Mickoski: Nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thekson se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marketing

Mickoski shtoi se çdo mundësi për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve Maqedonia duhet ta shfrytëzojë.
“Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj që flasim çdo ditë anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Edhe më herët e kemi thënë edhe përsërisim edhe një herë të njëjtin qëndrim se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë për ta përmirësuar standardin e jetës së qytetarëve, duhet shfrytëzuar.

Unë nuk kam informata cilat janë vendimet, për çka bisedohet , çka nënshkruan z. Zaevi, edhe pse duhet të pranoj se në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski, kërkova shpjegim dhe përgjigja mora vetëm dy fjali”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Marketing