Mickoski: Nuk ka reforma me Kacarskën si gjykatëse kushtetuese

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në profilin e tij në Facebook shkruan se nuk ka reforma me gjykatësen Dobrilla Kacarska si gjykatëse kushtetuese.

Marketing

“Sot ne shohim se gjykatësja Dobrilla Kacarska do të bëhet gjykatëse kushtetuese. Nuk mund të ketë reforma me atë. Ju nuk mund t’i besoni gjyqësorit, do të jeni gjithmonë të shtypur, sepse ne shohim si një politikan kërkon ryshfet dhe ai politikan është i lirë për shkaqe procedurale. Të gjitha Ligjet në letër duken shumë të mira, por çështja është si t’i zbatojmë ato”, shkruan Mickoski në rrjetin social Facebook.

Ky reagim nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vjen pasi që gjykatësja Dobrilla Kacarska u propozua për gjykatëse kushtetuese dhe Këshilli Gjyqësor unanimisht e mbështeti atë.

Marketing