Mickoski paralajmëron protesta të reja

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën e sotme për TV Alfa paralajmëroi protesta të reja si pjesë e aksionit “Verë për Maqedoninë”.

Protesta e radhës do të jetë më 2 shtator në Kërçovë në orën 13:00.

Mickoski theksoi se aksioni i VMRO-DPMNE-së, “Verë për Maqedoninë”, në të cilën tashmë janë vizituar rreth 50 mijë familje, vazhdon edhe në muajin e ardhshëm.