Mickoski: Pas 12 prillit do të pasojë përgjegjësi për gjithë atë ka ndodhur

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pasdite në konferencë shtypi deklaroi se do t’i ndërmarrin të gjithë hapat juridike dhe ligjore që u qëndrojnë në dispozicion që ta kontestojnë para institucioneve kompetente miratimin e sotëm të ligjeve në Kuvend.

Marketing

“Ajo që sot ndodhi është gjithçka, por jo drejtësi. E gjithë kjo është në kundërshtim me procedurat, rregulloren e punës së parlamentit, ka dyshime të bazuara për kundërshtime me Kushtetutën. Është miratuar ligj, i cili nuk është miratuar dhe ligj i cili nuk duhet të hyjë në sistemin juridik në shtet”, tha Mickoski, duke shtuar se pas 12 prillit do të pasojë përgjegjësi për gjithë atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar.

I bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovskitë mos i nënshkruajë ligjet për shkak të parregullsive juridike për shkak se në të kundërtën, siç tha, do të jetë bashkëpjesëmarrës.

Sipas Mickoskit, sot përfundon episodi më i turpshëm dhe më kriminel në historinë më të re të Maqedonisë dhe LSDM duhet të largohet nga pushteti për shkak të premtimeve të papërmbushura, krim, korrupsion…

I pyetur se pse nuk ka emëruar propozim të ri të ministrit teknik të Punës dhe Politikës Sociale, Mickoski tha se nuk ka për qëllim që të bëhet pjesë e lojës së Zaevit dhe Spasovskit dhe se fitorja do të jetë me ose pa ministër teknik në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.