Mickoski pas takimit me Koalicionin: Do të fitojmë bindshëm në zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE e jep mbështetjen dhe rreshtohet komplet pas kandidates për president, profesoreshën Gordana Siljanovska- Davkova, bëri të ditur sonte lideri i VMRO-DPMNE-së pas takimit me partnerët e koalicionit.

Marketing

“Ne fuqishëm besojmë dhe në bazë të navigacionit të përgjithshëm që e fitojmë në terren, në bazë të gjitha masave matëse të mendimit publik se presidente e ardhshme e Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Slijanovska Davkova. E shfrytëzoj këtë rast të ftoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë, maqedonas, serb, boshnjak, turq, romë, vllah dhe të tjerë të na bashkëngjiten dhe të rreshtohen me ne më 21 prill dhe masivisht të dalin në votim të përkrahin kandidatin e Koalicionit, profesoreshën Gordana Siljanovska- Davkova dhe t’i hapin derën e humbjes zaevizmit që si matricë mentale kohët e fundit në Republikën e Maqedonisë po merr përmasa”, tha Mickoski.

“Do të formojmë qeveri të re dhe do të fillojë erë e re për dinjitet, ekonomikisht të rilindur, krenare Republika e Maqedonisë”, ka thënë Mickoski.