Mickoski: Pendarovski para se të largohet jashtë shtetit, së pari të heqë dorë nga posti i presidentit

Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kurir ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se nëse nuk do të ishte president, do të largohej nga shteti.

Marketing

“Presidenti Pendarovski është zgjedhur nga partia e cila tre vite është në pushtet do të dëshironte të braktis shtetin ngase këtu nuk jetohej. Do të kisha sugjeruar se ndjenjën e tillë dëshpëruese tija thotë shefit të tij Zaev, ngase për tre vite ai po e dërgon shtetin në humner. A ka pranim më të mirë se kjo qeveri nuk po funksionon, gjegjësisht se po shkretohet shteti, edhe atë në mënyrë direkte nga njeriu të cilin e bënë president me votime rekord prej 3 sekondave për votë. Nëse do të kisha në vendin e Pendarovskit së pari do të isha larguar nga vendi i presidentit pas deklaratave të tillë, për shkak se nuk po bën asgjë për ta ndryshuar këtë realitet”, ka thënë Mickoski

Marketing