Mickoski – Plamer: Integrimi euroatlantik i vendit prioritet i VMRO-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot së bashku me delegacionin partiak realizoi takim me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Shtetëror në departamentin e shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer.

Në takim kryetari Micovski, siç njoftoi zyra për informim e VMRO-DPMNE-së, theksoi se VMRO-DPMNE-ja është parti politike për të cilën prioritete kyçe në planin e jashtëm politik janë anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe zhvillim i marrëdhënieve me SHBA-në.

Më pas, shtohet më tej në kumtesë, ai potencoi se shteti, qytetarët dhe miqtë e jashtëm të Republikës së Maqedonisë bëhen peng i politikës së papërgjegjshme dhe joparimore të establishmentit politike, si dhe pritjet e krijuara të cilët tani nuk janë në gjendje t’i realizojnë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se e papërgjegjshme dhe antidemokratike është që pushteti vendosi për hapin për të anashkaluar kompromisin dhe refuzoi për t’i pranuar argumentet e opozitës në lidhje me formimin e pyetjes së referendumit, që duhet të jetë produkt i konsensusit të përgjithshëm, dhe jo akt i njëanshëm i shumicës parlamentare. Me sjelljen e tillë prishen proceset demokratike, ndërsa nga një qeveri e përgjegjshme pritet bashkëpunim dhe dialog parimor për një çështje të ndjeshme si kjo”, shtoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE theksoi se është e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë të fokusohet në proceset reformatore të drejtuara ndaj krijimit të ekonomisë më të fuqishme, shtet të drejtë ndërsa kanë për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi i integrimit Euroatlantik të Maqedonisë është rruga e vetme drejt sigurimit të stabilitetit në rajon.

evn