Mickoski premton fitore të sigurt në zgjedhje,miliarda euro për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së në mandatin katërvjeçar do të realizojë investime kapitale për zhvillim në vlerë për jo më pak se dy miliardë euro dhe në mandatin e vet do të realizojë projekte jo më të vogla se katër miliardë euro përmes investimeve të huaja dhe vendore, premtoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm partiak “Ripërtëritja po vjen” në Shkup.

Marketing

“Këtë ua premtoj unë dhe angazhohem për projekte të cilat do të realizohen në ekonomi me rritje të shpejtë”, tha Mickoski dhe shtoi se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do t’i investojë një miliardë euro për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Nuk mund t’ju premtoj, theksoi, se menjëherë do të fillojë të fryjë ajër i pastër alpinist, kjo është e pamundur, por mund t’ju premtoj të paktën 50 për qind ajër më të pastër ambiental për qytetarët e Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE është duke fituar, VMRO-DPMNE do të fitojë së bashku, fuqishëm dhe i bashkuar. Kjo do të thotë një hap drejt qëllimit, ndërsa fundi përfundimtar i këtij pushteti, do të thotë fitore e popullit, dhe vjen për te muaj e gjysmë prej sot”, porositi Mickoski.

U rezistuam, tha, tre vjet, me dëm të cilin e bënë për treqind vjet, do të rezistojmë edhe tre muaj e gjysmë.

Ditën e zgjedhjeve më 12 prill e vlerësoi si ditë të përgjigjes, së referendumit maqedonas dhe si dita “D” kur vendos populli.

“Ky vendim do të thotë vetëm një, fitore e Maqedonisë, fitore e përbashkët, e fuqishme dhe e drejtë”, porositi ai.

Mickoski potencoi se është i sigurt në fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm për shkak të rezultateve të anketave por edhe për arsye se e njeh popullin dhe beson në të.

Problemet, tha Mickoski, nuk kanë as fe as komb, ato janë të përbashkëta pasi edhe jeta e vështirë është e përbashkët.

Premtoi investime në arsim për jo më pak se një miliardë euro, spitale të reja dhe ambulanca si dhe investime në kuadrin mjekësor në vlerë prej dy miliardë euro, paketë speciale për bujqit e gjithë kjo siç tha që të rinjtë të qëndrojnë në vend.