Dikush vetëdijshëm harron se mandati për qeveri, vende ministrore dhe funksione shtetërore t’i jep populli, dhe jo individë që udhëheqin agjenda për shpëtim të karrierës personale”, kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasi që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar që i ka ofruar opozitës të jetë pjesë e Qeverisë, që së bashku “ta përpunojnë” referendumin, por se e njëjta është refuzuar, për shkak të kërkesës për amnisti.

“Thelbi është se pjesëmarrja ose jo në një qeveri të tillë nuk do ta bëjë marrëveshjen, të cilin dikush tjetër e ka përpiluar dhe e ka negociuar, për më mirë dhe më pak të dëmshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, por sërish një ofertë e tillë, sigurisht është dëshmi se ata që qëndrojnë prapa tij, janë të vetëdijshëm se atë popullata nuk e aprovojë dhe paraqet pjesë kapitulluese për të cilin tash u nevojitet alibi”, shkruan Mickoski në rrjetin social Facebook. Mickoski ka folur edhe për amnistinë, dhe për të njëjtën ka thënë se është e shpikur.