Mickoski: Qeveria do të shpall edhe dy javë gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se Qeveria do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera. Sipas matematikave të Mickoskit, Qeveria po e bën këtë që pas përfundimit dy javor të gjendjes së jashtëzakonshme, t’i ketë në disponim 22 ditë për organizim e zgjedhjeve, që i bie zgjedhjet të mbahen më 5 korrik.

Marketing

Përndryshe VMRO-DPMNE nuk ka propozim për datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Nga kjo parti thonë se është turp të flitet për zgjedhje kur ka dhjetra të infektuar në ditë

Marketing