Mickoski: Qeveria teknike do të siguronte zgjedhje të suksesshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas përfundimit të pjesës së parë të takimit të liderëve, deklaroi se shumica parlamentare ka pranuar propozimin e tij për formimin e Qeverisë teknike e cila do ti organizonte zgjedhjet, model të ri të financimit të partive nga buxheti dhe kthim të konceptit për zgjedhje të anëtarëve të KSHZ-së me 2/3 e votave.

Marketing

“Me këtë garantohet një proces i suksesshëm zgjedhor pa marrë parasysh se kur do të organizohen zgjedhjet, ndërsa opozite do të merr pjesë në mënyrë komode me konceptit e Qeverisë teknike e cila do të mundëson siguri dhe stabilitet. Ligji për financimin e partive politike është një hap shumë i madh drejt përgjegjësisë dhe transparencës së partive dhe do të prevenonte keqpërdorimet në të ardhmen”, tha Micskoski.