Mickoski realizoi takim me qytetarët e Komunës Vevçani

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot realizoi takim me qytetarët e Komunës Vevçani.

Marketing

Mickoski theksoi se qytetarët dhe shteti po përballen me padrejtësi të madhe nga Zoran Zaevi dhe qeveria e tij, gjegjësisht se pikërisht këto zgjedhje presidenciale janë mundësia që të jepet kartoni i verdhë për atë që po ndodh në këtë moment ndërsa të cilën e bën Zaevi dhe LSDM-ja, ndërsa me këtë do të hapet rruga drejtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Drejtësia në Maqedoni ka armik dhe ai quhet Zoran Zaev. Ai së bashku me njerëzit e tij janë bartës të padrejtësisë në shtetin tonë. Në këto zgjedhje t’iu japim karton të verdhë, para përjashtimit. Sepse nëse jo, do të mendojnë se kanë arritur që t’iu mashtrojnë dhe iu ka kaluar, thotë Mickoski.

Kryetari Micskoski kërkoi mbështetjen për kandidatin për President të Republikës së Maqedonisë Prof.dr. Gordana Siljanovska duke theksuar se pikërisht ai është personaliteti i cili do ta mbrojë drejtësinë dhe interesat e Republikës së Maqedonisë.

Maqedonisë i duhet shpresë, ajo shpresë quhet drejtësi për Maqedoninë. Unë besoj në këtë shpresë, besoni edhe ju, së bashku do të luftojmë. Erdhi ajo kohë kur një grua e fuqishme si Gordana Siljanovska Davkova duhet ta mbrojë drejtësinë dhe interesat e shtetit. Presidente e cila do t’i japë fund demaqedonizimit, do të jetë në anën e së drejtës dhe drejtësisë , e cila do të luftojë për ligje në kuadër të Kushtetutës, e cila do të ndërtojë diplomaci të bazuar në kompetenca. Të luftojmë për të drejtën e Maqedonisë. Atdheu thërret, tha Mickoski.

Qendra për Komunikime me Publikun VMRO-DPMNE-së

Marketing