Mickoski, reformat dhe “Zhan Mone”-në e kushtëzon me Prokuror të ri dhe hetim të Referendumit

Mbështetjen për votimin e reformave sistemore dhe pjesëmarrjen në procesin e “Zhan Mon”-s, VMRO-DPMNE-ja opozitare e ka kushtëzuar me zgjedhjen e prokurorit të ri publik dhe hetimin e procesit të Referendumit për çështjen e emrit.

Marketing

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e opozitës për të mbështetur dhe marrë pjesë në votimin e reformave sistemore dhe në procesin e “Zhan Mone”-s.

“Ka një mënyrë që të bëhemi pjesë e këtyre proceseve, ajo është që të mbështesin propozimin e opozitës për Prokuror të ri të Prokurorisë Publike, dhe e dyta është që ti nxjerrë para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar ata njerëz të cilët në mënyrë të pa mëshirëshme dhe brutale i mbushën kutitë gjatë Referendumit, ku njerëzit kanë votuar për 2,04 sekonda dhe dalja në Referendum ishte 90 për qind”, ka deklaruar Mickoski, gjatë nënshkrimit për kandidaturën e Gordan Siljanovskës për president.

Habitemi, ka shtuar Mickoski në deklaratën e tij, se si deri më sot, pas disa muajve askush të mos mer guximin dhe t’ia parashtrojë këtë pyetje, Prokurorisë Publike, ministres së Drejtësisë dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Marketing