Mickoski: Secili qytetar të veprojë sipas bindjes së tij në referendumin e 30 shtatorit

Pas një mbledhjes mes Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kjo parti doli me qëndrim zyrtar për referendumin e 30 shtatorit.

Marketing

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se partia e tij është në anën e atyre të cilët në mënyrë të argumentuar dhe me të drejtë janë kundër kësaj marrëveshje në një mënyrë apo në mënyrë tjetër.

Çështja e emrit është një nga çështjet më të rëndësishme që prek historinë, është mbipartiake që prek paraardhësit tonë dhe që prek fëmijët tonë dhe gjeneratat e ardhme.

VMRO-DPMNE pas konsultimeve me qytetarët dhe mendimet e ndryshme që janë në popull për abstenim apo të votohet kundër, por edhe ato të paktit që mendojnë se duhet përkrahur, pas takimeve të mbajtura me Komitetin Ekzekutiv, kjo marrëveshje është e papranueshme për ne. Për shkak se bëhet fjalë për çështje mbipartiake morëm vendim që secili qytetar të veprojë sipas bindjes së tij”, tha Mickoski në konferencën për shtyp.

Marketing