Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se shumica parlamentare është pajtuar me pozitat e VMRO-DPMNE-së, pra kërkesë për miratimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe formimin e qeverisë sipas konceptit të Përzhinos.

Mickoski tha se do të stopohet procedura për formimin e KSHZ-së dhe do të kthehet ajo e vjetra.

“Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër nga kushtet që opozita i kishte në dhjetor 2016. Procedura për formimin e KSHZ-së, do të stopohet dhe do të kthehet procedura e vjetër”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.

Ai tha se në pjesën e dytë do të flitet për referendumin.

Mickoski tha se me Ligjin për financimin e partive politike është bërë një hap para, ngase sipas tij tani po fitohet një model që do të ndalojë keqpërdorimet financiare.

Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se ata nuk kanë biseduar për ndryshime në Kodin Penal.

“Kjo ishte një tentim që të hiqet vëmendja nga temat reale që po ndodhin. Dhënia e tenderëve, marrëveshja e dëmshme me Greqinë:”, tha Mickoski.