Mickoski sot në takime të fshehta me Orbanin dhe Gruevskin

Mickoski do takohet me Orbanin dhe Nikolla Gruevskin sot. Takimet tani për tani mbahen të fshehta.

Marketing

Lideri formal i VMRO-DPMNE-së, sot në Budapest do realizoj takim me Viktor Orbanin. Nuk përjashtohet mundësia që në takim të jetë i pranishëm edhe Gruevski.

Pas takimit Mickoski me siguri do ketë takim me shefin e tij Gruevskin, i cili po shijon azilin të cilin ia dhuroi Orban që ta shpëtoj nga dënimet që e presin në Maqedoni.

Çfarë do ta këshilloj Orbani Mickoskin, dhe çfarë do ta urdhëroj shefi i tij partiak, do shihet qartazi në daljen e parë të Mickosit në opinion pas kthyerjes në vend apo qëndrimin e partisë në opinion dhe institucione.

Në këtë periudhë të ndjeshme politike që po kalon vendi, opinioni publik pret nga Mickoski që të jetë transparent dhe i përgjegjshëm në procese në vend që të mbaj takime të fshehta jashtë vendit.

Marketing