Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka akuzuar se LSDM-ja dhe pushteti po kalkulojnë dhe lënë hapësirë që në kontestin me bullgarinë edhe më tej të kalkulojnë dhe tregtojnë me interesat kombëtare maqedonase.

Ai paralajmëroi se takimi i liderëve tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski do të mbahet më 12 maj.

Mbetet më qëndrimin se tani nuk është koha për zgjedhje, por për ballafaqim me pasojat e pandemisë nga koronavirusi si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik. Mickoski thekson se nuk ka dilema, kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE-ja do të fitoj.