Mickoski: Të burgosurit nga Lagjja e Trimave kërcënojnë dhe sulmojnë që Zaevi t’i lëshojë nga burgu

Kryetari i VMRO-DPME-së, Hristijan Mickoski sot foli për kërcënimet e grupit të Kumanovës drejtuar ish funksionarëve të partisë duke thënë “të burgosurit e Lagjes së Trimave nga burgu и shërbejnë kryeministrit Zoran Zaev me qëllim të lëshohen në liri dhe të marrin dënim më të vogël”.

Marketing

“Kjo është edhe një përpjekje që publiku të shpërqendrohet nga gjithë këto veprime  që i bën ky pushtet kriminal dhe i dhunshëm. Njerëzit përpiqen nga brenda t’i shërbejnë Zaevit duke shpresuar se ai me disa lëvizje të ndryshojë ligj. Supozoj se kërkojnë mëshirë nga despoti Zaev që sa më shpejt të dalin”, tha Mickoski.

Ai tha i shërbejnë sundimtarit, duke aluduar për Zaevin, në mënyrë që ata të marrin dënime më të vogla.

Kryetari i VMRO-DPME-së-së sot nënshkroi dhe dha mbështetjen për kandidatin për kryetar shteti profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova në hapësirat e KShZ-së në Karposh.