Mickoski: Të shpërndahet Kuvendi, të shpallen zgjedhje të parakohshme

“VMRO-DPMNE nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, ndryshimin e identitetit, kulturës dhe historisë, dhe ky qëndrim është i pandryshueshëm dhe konzistent dhe bazohet në programin e partisë si dhe në vendimin e popullit të konfirmuar në referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe 30 shtatorit 2018”, kështu deklaroi kryetari i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për media pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të partisë, njofton SHENJA.

Marketing

Mickoski vlerëson se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë jolegjitime, me kërcënime, presione dhe shantazhe. Ai shtoi se ndryshimi i Kushtetutës është vendim i 81 deputetëve e jo vendim i popullit maqedonas.

“Pikërisht për shkak të kësaj, VMRO-DPMNE kërkon shpërndarjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, tha Mickoski.

I pari i VMRO-DPMNE-së është i bindur se nëse do mbaheshin këto zgjedhje, partia e tij do t’i fitonte të njejtat.

Marketing