Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Micskoski akoma nuk është i gatshëm të zbulojë për publikun emrat konkret të partive me të cilat është ne bisedime për koalicion. Thotë se po bisedon me shumë parti.

TV21 dje nga burime të larta si nga “Besa” po ashtu edhe nga LSDM-ja mësoi se dy subjektet tashmë janë në bisedime dhe brenda javës pritet të merret vesh nëse do të bëjnë koalicion parazgjedhor.

Kujtojmë që vitin e kaluar Kasami dhe Micskoski u takuan në kafene, në sytë e publikut, si dy parti opozitare por asgjë konkrete nuk pasoi pas këtij takimi. I pyetur për këtë Micskoski tha se e sheh që Zaev dhe Kasami tashmë janë në bisedime dhe për këtë u uroj fat dhe të arrijnë marrëveshje.
“Është logjike që kemi folur me z.Bilall Kasami në 2017. Në atë moment kemi folur për atë që nuk shkon në këtë shtet.

Tani shoh se ata flasim ne LSDM-në, e marr me mend se flasim për atë se po shndrisim në Maqedoni kështu që po e shfrytëzoj këtë rast t’u dëshiroj të merren vesh, t’u dëshiroj fat dhe sukses në zgjedhje. Ajo që për ne është më e rëndësishmja është që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike më 12 prill. Deri më tani indiciet janë gjithçka por vetëm që s’do të jenë demokratike por këtu jemi, të motivuar dhe besojmë në programin tonë dhe besojmë në fitoren më të madhe që nga pavarësia e Maqedonisë”, potencoi Mickoski.