Mickoski: VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

VMRO-DPMNE po përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, tha sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Manastir.

Udhëheqësi i partisë opozitar VMRO-DPMNE-së gjithashtu tregoi se nëse shumica parlamentare merr vendim për zgjedhje të parakohshme, partia të cilën ai e kryeson do të jetë e gatshme.

“VMRO-DPMNE do të përballojë të gjitha presionet, VMRO-DPMNE nga dita në ditë është më e fortë, VMRO-DPMNE është po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, ndërsa nëse shumica parlamentare vendos, VMRO-DPMNE do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski i cili sot ishte në Manastir për nder të ditës së përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai tha se shpreson që Maqedonia së shpejti do të fitoj mundësinë e merituar që të bëhet pjesë e familjes evropiane, sepse siç tha, në ditën e fundit, interesi i gjithë qytetarëve dhe politikanëve është që Maqedonia të ketë sukses.