Mickoski: VMRO kundër pr/ligjit për shtetësi

Miratimi i pakos së pestë ekonomike, procesi i regjistrimit dhe çështja e nënshtetësisë mbeten peng të intrigave politike mes pushtetit dhe opozitës. Përkundër dakordësisë për zhbllokimin e punës së Kuvendit, këto tre çështje mbeten të lidhura si motrat siameze. VMRO DPMNE nuk do të tërheq amendamentet për zhbllokimin e pr/ligjit për shtetësi për të cilin koalicioni ASH –Alternativa bllokon pakon e pestë ekonomike dhe të gjitha pr/ligjet e reja në Kuvend. Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, thotë se për këtë çështje pret epilogun e bisedimeve mes koalicionit ASh-Alternativa dhe LSDM.

Marketing

“Të presim edhe dy ditë dhe të shohim se çfarë marrëveshje do të arrihet. Nuk e di se çfarë marrëveshje mund të jetë pa u konsultuar edhe VMRO DPMNE por, në rregull, kanë vendosur të arrijnë marrëveshje. Të shohim marrëveshjen dhe do të dalim me qëndrim, por rreth këtij pr/ligji VMRO DPMNE është kundër dhe ka propozuar amendamente.”, tha Hristijan Mickoski, kreyatr i VMRO DPMNE-së.