Mickoski: Zaev në bisedime të fsheha për tradhti të re nacionale

Kryetari i VMRO-së, Hrisitjan Mickoski paralajmëron se, siç thotë ai, tradhti të re të kryeministrit Zaev dhe përfaqësuesit në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Marketing

“Buçkovski në Sofje, ndërsa Zaev nga Shkupi, këto ditë koordinojnë bisedime të fshehta ku ofrohet Deklarata e miratuar na Parlamenti bullgar të bëhet pjesë e kornizës negociuese me BE-në. Në një pjesë e dokumentit bullgar i miratuar në Kuvendi e Bullgarisë është kundërshtimi gjeneza dhe veçantia e gjuhës maqedonase, shqyrtimi i historisë dhe periudha e luftës sonë antifashiste”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Zaev është betuar se nuk pranon bisedime për gjuhën dhe identitetin, ndërsa me pranimin e Deklaratës bullgare që të jetë në tryezën negociuese të BE-së, në mënyrë të drejtpërdrejtë vendoset për bisedime, siç thotë Mickoski, gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Një veprim i tillë është tradhti ndaj popullit maqedonas. Nëse Zaev pranon një gjë të tillë, na vendos neve në pozitën që të mohojmë identitetin maqedonas dhe të pranojmë se si popull ekzistojnë që nga viti 1945”, shkroi Mickoski.

Marketing