Mickoski: Zaev nuk dëshiron profesionist në krye të MPB-së

Pas heshtjes së mbrëmshme në VMRO-DPMNE, pasi që kryeministri Zoran Zaev e hapi çështjen e ushtarit të propozuar për ministër të brendshëm, sot Hristijan Mickoski nëpërmes një statusi në Facebook thekson se Zaevi dhe pushteti frikësohen nga një profesionalist në krye të MPB-së. Në lidhje me nenin 97 të Kushtetutës ku shkruan se ministri duhet të jetë person civil, Mickoski nuk e komenton këtë.

Marketing

“Vendosja e një profesionisti të lartë në krye të Ministrisë së Brendshme pa asnjë njollë në karrierën e tij nuk është natyrore për zyrtarët qeveritarë. Në vend që kjo të jetë rregull në një shtet normal, një propozim i tillë u morë si përjashtim, dhe për këtë ka një rezistencë të madhe në qeveri.

Dhe ajo që i duhet Maqedonisë janë profesionistët që tani kjo qeveri i ka vendosur në margjina, tu jepet mundësi që gjërat ti marrin në duart e tyre. Faktet tregojnë se ata që shkelën ligjin kanë frikë nga një profesionist i cili do të zbulojë dhe luftojë kundër tyre”, shkruan Mickoski.

Ai shton se Zaev dhe LSDM presin zgjidhje për një njeri që ata mendojnë se do ta mbajnë atë në dorë për të vazhduar kombinimet e tyre. Dhe me këtë propozim ne duam të bëjmë një ndërprerje në kaosin që Zaev dhe Spasovski mw keqmenaxhim në MPB e krijuan në shtet

Marketing