Pas vendimit të mbrëmshëm të partisë në pushtet LSDM, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka reaguar edhe kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Në një postim në Facebook ai thotë se Zoran Zaevi dhe LSDM ikën nga zgjedhjet, por nuk do të ikin nga vullneti i popullit.

“LSDM është në frikë dhe kaos. Shumë shpejt do të ballafaqohen me të vërtetën e mossuksesit të tyre. Zaev, sado që të ikësh do të mposht në zgjedhje parlamentare, pasi do t’ju mposht populli, do ta kthejmë nderin tek vendi jonë, Maqedonia do të fitojë!”, shkruan Mickoski.

Ndryshe, mbrëmë kryesia e LSDM-së vendosi që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç thanë, nuk duhet të rrezikohet fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian.