Mickoski: Zaev të jep dorëheqje, të formohet qeveri teknike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka komentuar zhvillimet e fundit me bisedën e kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë.

Marketing

Ai ka thënë se “gjithçka përpos dorëheqje të kryeministrit Zaev është e papranueshme”.
Sipas tij ka ardhur koha që dikush të bartë përgjegjësi dhe bëri thirrje që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, kryeministri Zaev duhet të tërhiqet dhe të formoj qeveri teknike.
Në lidhje me ndryshimin e qeverisë në Greqi, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet do të mund të bëj një Marrëveshje të re.