Mickoski: Zaev të ndryshonte modelin zgjedhor më herët

Në qoftë se Zoran Zaev dëshironte ta ndryshojë modelin zgjedhor për këtë ka pasur kohë 3 vite, jo tani tri javë para formimit të qeverisë teknike, akuzon lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski. Për Mickoskin kjo është përpjekje nga ana e qeverisë për përfitimin e partive më të vogla politike, por edhe mosrespektim i asaj që partitë kanë arritur marrëveshje gojarisht.

Marketing

“Kjo nuk është hera e parë, kështu ndodhi edhe me ligjin për Prokurori Publike, kështu ndodh edhe tani, nuk kanë strategji, janë konfuzë dhe të hutuar, ajo që mund të them është zhgënjim, pastaj e shoh si thotë pse kemi parashtruar aq amandamente. Kush e ndryshon ligjin e zgjedhjeve tre muaj para zgjedhjeve, më thoni në cilin vend normal demokratik që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian ndodhin gjëra të këtilla?” –deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.