Mickoski: Zgjedhjet, referendum për vendin

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski ka drejtuar sërish akuza ndaj pushtetit, duke thënë se në vend nuk sundojnë ligjet, nuk ka më sundim të së drejtës, ndërsa gjyqësori që moti nuk është mekanizëm që mbron drejtësinë.

Marketing

Ai nga konferenca e grave të partisë së VMRO DPMNE, ka porositur se, “zaevizmi” duhet të mposhtet, ndërsa zgjedhjet që po vijnë do të jenë referendum i popullit. “Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj në politik dhe momenti kur duhet që çdonjëri prej jush të përcaktohet.

Dhe me të vërtetë nuk mjafton që të qëndroni para ekraneve të vogla dhe të jeni të hidhëruar për shkak realitetit të keq. Duhet të zgjedhni anë, të dilni dhe të votoni.

Duhet të jeni të vendosur. Ose do të votoni kundër gjithë kësaj që po ndodh, ose do të refuzoni të ndikoni në gjërat që përkeqësohen”, ka deklaruar kreu opozitar.