Mickovski: Dyshime për përfshirjen e Zaev në kriminalitet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka lëshuar akuza në adresë të kryeministrit, Zoran Zaev, pasi sipas tij nuk mundet që të gjithë njerëzit rreth tij të jenë të futur deri në fyt në kriminalitet ndërsa ai të jetë i pastër.

Marketing

Sipas Mickoskit, peshku kundërmon nga koka duke aluduar se Zaev është i përfshirë në këto afera si ajo e rastit me ish sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Drafi Rashkovski, i cili po hetohet për prokurimin e dyshimtë të softuerit për shkelje në trafik.

“Zaev e ka ditur se cili është inovatori dhe kush është blerësi me para shtetërore. Nuk mund që të gjithë njerëzit e Zaevit të dyshohem për krim, ndërsa ai të jetë i ndershëm.”,- ka shkruar lideri VMRO- DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ndërsa partia e Micikovskit ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës që Dragi Rashkovskit t’i shqiptohet arrest shtëpiak. Ata kërkojnë nga Prokuroria që të zgjerohet hetimi dhe në prokurori të thirret edhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Prokurimi i softuerit të Rashkovskit është ide e Qeverisë dhe Qeveria qëndron pas saj, është pjesë e politikës së qeverisë, këtë e tha personalisht Zoran Zaev. Ne i bëjmë thirrje Prokurorit Publik që menjëherë të telefonojë Zaevin dhe ta shtrijë hetimin drejt tij. Zaev e pranoi këtë publikisht, kjo paraqet provë të mjaftueshme.”,- thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Marketing