Mickovski i kthen përgjigje Amerikës

LKryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj letrës së ndihmës sekretarit të SHBA-ve, Ves Miçell.

Marketing

Zyrtari amerikan dje tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e VMRO-së dhe udhëheqësisë së saj në lidhje me referendumin mbi marrëveshjen e Prespës, por edhe mbi qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese në Parlament. Në përgjigje Miskoski sot u përgjigj:

“Marrëveshja është e dëmshme për interesat e kombit tim dhe atdheut tim dhe si e tillë është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që u dëshmua edhe në referendumin e fundit”. Lideri i VMRO-së dërgoi një sërë akuzash në drejtim të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa kryeministrin e cilësoi si fajtor kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet marrëveshja për emrin sepse Bashkësisë Ndërkombëtare i ka premtuar diçka që nuk mund ta bëjë. Në përgjigjen e tij drejt Miçelit, Miskoski shton se shpreson që Maqedonia së shpejti të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por krenare dhe dinjitoze, jo e turpëruar, e deformuar dhe e turpëruar.

Marketing