Kreu i VMRO-së Hristian Mickovski, edhe pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka ripërsëtirur se marrëveshja e arritur është tërësisht kundër interesave shtetërorë, e si e tillë, kurrë nuk do të votohet nga VMRO-DPMNE.

“Njëzëri kemi konkluduar se bëhet fjale për zgjidhje e cila është plotësisht kundra interesave shtetërore, kemi përfunduar njëzëri se kjo zgjidhje është kapituluese. Edhe grupi parlamentar dhe komiteti ekzekutiv ishin njëzëri dhe i përsëritën pozitat tanimë të ditura të cilat VMRO DPMNE-ja i kishte në të kaluarën dhe ajo është se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues”, tha Mickovski.