Micotakis betohet si kryeministër, Marrëveshja e Prespës nuk është në rrezik

Konservatori Kiriakos Micotaqis, bëri betimin si kryeministër dhe premtoi se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve grekë. Ceremonia është zhvilluar sipas mënyrës tradicionale në prezencën e Presidentit të vendit, Pavlopoulos dhe kryepeshkopit të Greqisë, duke vendosur dorën mbi ungjill. Ai u zotua se do krijojë vende pune, do të largojë pengesat për biznesin dhe që vendit do t’ia “përsëri do ia ngre kokën me krenari”.

Marketing

Populli grek na dha dje një mandat të fuqishëm që të ndryshojmë Greqinë dhe këtë mandat do ta nderojmë deri në fund. Prej sot përveshim mëngët dhe kam besim të plotë tek mundësitë tona për tu treguar të denjë- deklaroi Kiriakos Micotakis.

Pas daljes së rezultateve përfundimtare, kryetari i Syrizas, Aleksis Xipras, shkroi se pranon humbjen dhe e ka uruar për fitoren kundërkandidatin e tij.

Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot, ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike- tha Aleksis Tsipras.

Kryeministri Zoran Zaev, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e ri grek, të cilit i ka uruar fitoren. Zaev ka përsëritur qëndrimin se Greqia mbetet partner Strategjik për Maqedoninë e Veriut. Të dy kryeministrat kanë shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve dhe interes për takimin e tyre të parë në nivel të kryeministrave. Pas zhvillimeve të reja në Greqi, në opinion u shfaqën dilema për rolin e Greqisë kundrejt Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Megjithatë sipas gazetarit në televizionit shtetëror grek ERT, Aleksandër Marku humbja e Ciprasit dhe fitorja Micotakisit, nuk pritet të ndryshojë qëndrimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës. Sipas Markut, javëve të fundit, vetë kryetari i Demokracisë së Re, por edhe një pjesë e anëtarëve të partisë, kanë deklaruar se do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa këtë e kanë të shkruar edhe në pikën 16 të programit partiak.

Në pikën 16 shkruhet tekstualisht se partia Demokracia e Re do e respektojë Marrëveshjen e Prespës, por do të zhvillojë një fushatë ndërkombëtare për të bërë të njohur se kush është Maqedonia e vërtetë, për të bërë të njohur atë që i themi “brand name”, për të bërë të njohur produktet e Maqedonisë greke. 05.10 Edhe vetë lideri i Demokracisë së Re Qiriakos Micotaqis ka thënë që ai do të respektojë marrëvehsjen e Prespës, por duke ndjekur hap pas hapi se sa Maqedonia e Veriut do të respektojë Marrëveshjen e Prespës- pohoi Aleksandër Marku, gazetar në ERT.

Gazetari Marku, theksoi se edhe përkundër faktit që do të respektohet Marrëveshja e Prespës, Greqia do ta ndjekë hap pas hapi Maqedoninë e Veriut në pjesën e zbatimit të dokumentit, sidomos gjatë hapjes së kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing