Micotakis: Dritarja për zgjidhje të mundshme është e mbyllur

Kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk arriti të siguroj mbështetje nga lideri i opozitës greke për konsensus rreth negociatave të intensifikuara për emrin.

“Nuk do ti ndajmë grekët për ta bashkuar Shkupin”, deklaroi lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis pas takimit me kryeministrin Cipras.

Ai shtoi se zgjidhja për emrin nuk është vetëm çështje e politikës së jashtme, por është çështje serioze e lidhur me historinë greke dhe për “identitetin e grekëve”.

Micotakis, i cili për momentin është në krye të partisë që ka mbështetje më të madhe nga qytetarët, e akuzoi Ciprasin për atë se nuk ka kërkuar nga Shkupi ndryshimi kushtetuese si “kusht i domosdoshëm” për çfarëdo negociata. Ai gjithashtu porositi se dritarja për zgjidhje të mundshme është e mbyllur.