Micotakis i ka bërë me dije Zaevit: Asnjëherë nuk do ta firmosja Marrëveshjen e Prespës

Në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me kolegun e tij grek Kirjakos Micotakis që u mbajt në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shprehur mbështetje nga ana e kryeministrit grek për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe është theksuar se implementimi konzistent dhe me kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyçe për mbarëvajtjen e raporteve dhe sigurimit të perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar.

Marketing

Sipas mediave greke, Micotakis i ka thënë Zaevit se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por ka shtuar se ratifikimi është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë. Në takim kanë marrë pjesë shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri nën kryeministrin e Greqisë dhe zëdhënës qeveritar Stelios Pecas si dhe këshilltarja e kryeministrit grek për punë të jashtme Aleksandra Papadopullu.

Marketing