Micotakis kërkon zgjedhje të parakohshme nga kryyeministri Cipras

Në vend se të organizojë festime, Cipras më 20 gusht të shpallë zgjedhje, porosit lideri i Demokracisë së Re opozitare, Kirjakos Micotakis në intervistë për “Athens Voice”.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, data konkrete, për Qeverinë greke është dita kur vendi del nga kriza dhe përfundon me memorandumin e fundit, ndërsa ishte planifikuar të organizohet solemnitet, megjithatë, pas zjarreve katastrofale dhe tragjedisë kombëtare me mbi 90 viktima, ende është e panjohur nëse kryeministri grek do të vendosë për ndonjë festim simbolik.

“E vetmja gjë që i mbetet Ciprasit është më 20 gusht, data e caktuar si termin për dalje nga programi, në vend se të bëjë festë, të shpallë zgjedhje. Ndërsa, pas katër javëve, populli grek të vendosë si, në ndonjë mënyrë dhe me kë duhet të hapërojmë në të ardhmen”, tha Micotakis.

Burime të kabinetit të kryeministrit grek, komentojnë se kryetari i Demokracisë së Re, vazhdimisht kërkon zgjedhje, “kur Qeverinë e udhëhiqte betenë në negociatat me kreditorët, kur ekonomia ktheu një faqe të re, kur vendi përsëri ndërmori rol të liderit në Ballkan, Micotakis kërkonte zgjedhje”.

“Në periudhën kur vendi përjeton tragjedi kombëtare, nuk lëshon të kërkojë zgjedhje. Në ditën kur vendi ynë, pas tetë viteve të tëra del nga memorandumet në të cilat na hedh poshtë partia e tij, çka bën Micotakis? Kërkon zgjedhje, komentojnë burime të kabinetit të Cipras dhe shtojnë se liderit të Demokracisë së Re, i intereson vetëm të kthehet në pushtet.