Micotakis: Nuk mbështesim marrëveshje që pranon gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas

Lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kiriakos Micotakis, edhe njëherë, kësaj radhe nga Selaniku, e përsëriti qëndrimin se nuk do ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës. Në Selanik ai mori pjesë në shënimin e përvjetorit të çlirimit të qytetit.

Siç njoftoi korrespondentja e mia-s nga Athina, Micotakis, edhe njëherë potencoi se ato nuk munden të mbështesin marrëveshjen që pranon gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas.

“Sërish të përkujtojmë se ne si Demokraci e Re nuk do të mbështesim asnjë marrëveshje që pranon gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas të fqinjëve tonë”, tha Micotakis nga Selaniku.

evn