Micotakis: Nuk mund të pranojmë gjuhë dhe identitet maqedonas

Në intervistë për gazetën evropiane prestigjioze, Politiko Evropa, shefi i Demokracisë së Re greke, Kirjakos Micotakis, thotë se për grekët Marrëveshja është e papranuar për shkak të pranimit të gjuhës dhe identitetit maqedonas, por që, përderisa kalon në Parlament, Demokracia e Re do ta pranojë.

Në intervistë, Micotakis thotë se problemi më i madh me Marrëveshjen e Prespës është që ajo e pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Gjithmonë kemi thënë se duam zgjidhje, por që ajo duhet t’i respektojë sensibilitetet e të dy palëve”, thotë Micotakis, i cili shton se pranimi i identitetit të Maqedonisë është sinqerisht i papranueshëm për pjesën më të madhe të grekëve.

“Nuk dua ta paguaj çmimin me destabilizim të vendit tim që t’i stabilizoj fqinjët verior. Nuk mundemi të pranojmë gjuhë dhe identitet maqedonas”, thotë shefi i Demokracisë së Re.

Për në fund, Micotakis frikohet nga trazirat rajonale për shkak të pakicës maqedonase në Greqi, ai konsideron se kjo Marrëveshje është thirrje për separatizëm drejt forcave të caktuara në atë pjesë të Greqisë, shkruan Politiko Evropa.

evn