Micotakis: Nuk pranojmë kombësi dhe gjuhë maqedonase

Ndryshimet kushtetuese, heqja e irredentizmit, emërtimi reciprokisht i pranueshëm erga omnes, pa kombësi maqedonase dhe pa gjuhë maqedonase, janë kushtet për zgjidhjen e çështjes së emrit, sipas kreut të opozitës greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis

Marketing

Duke folur përpara përgjegjësve të sektorit të partisë, Mitsotakis tha se një marrëveshje që nuk do të kënaqte interesat kombëtare nuk do të pranohej nga Demokracia e Re.

Kryetari i Demokracisë së Re i ka bërë kritika të forta qeverisë greke, duke thënë se kreu i diplomacisë greke mbrojti më shumë argumentet tona sesa interesat greke.

Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare të Greqisë, Tsipras me çdo kusht po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Maqedoninë.

Marketing