Micotakis thërret takim urgjent për shkak të situatës me emigrantët në kufi me Turqinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha sot se vendi i tij nuk do t’i tolerojë migrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Turqia.

Marketing

“Një numër i konsiderueshëm migrantësh e refugjatësh janë mbledhur në grupe të mëdha në kufirin tokësor greko-turk dhe kanë tentuar të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

“Dua të jem i qartë, nuk do të tolerohet asnjë hyrje e paligjshme në Greqi. Ne jemi duke rritur sigurinë tonë kufitare”, shtoi ai.

Mitsotakis, i cili është përpjekur të lehtësojë barrën e vendit të tij në lidhje me dhjetëra mijëra migrantët e bllokuar në tokën e tij, theksoi se Greqia nuk mban përgjegjësi për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk do të vuajë pasojat e vendimeve të marra nga të tjerët

Marketing