MICOTAKIS: Votimi për besim është edhe votim për Marrëveshjen e Prespës

Votimi për besim për Cipasin është “po” e njëjtë si për Marrëveshjen e Prespës, tha kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, në intervistën për edicionin qendror të lajmeve të televizionit grek Antena dhe shtoi se kjo nënkupton vazhdimin e mandatit të qeverisë e cila ka bërë dëme të mëdha për shtetin dhe iu bëri thirrje të gjithë deputetëve, “t’i marrin parasysh këto pasoja gjatë zgjedhjes së tyre”.

Marketing

Micotakis tha se sipas deklaratave të deputetëve të cilët e mbështesin Ciprasin, supozohet se Qeveria do të ketë 151 vota, aq sa nevojiten për votimin e besimit nga Parlamenti.

“Por, zotëri Cipasi nuk do ta ketë besimin e popullatës. Dhe për këtë e përsëris se zgjidhja më korrekte sot, zgjidhja më e pastër janë zgjedhjet. Zgjedhje tani. Dëshiroj që zotëri Ciprasi të mos ketë 151 vota”, tha Micotakis në intervistë.

Ai e përsëriti qëndrimin e partisë së tij se ndarja e partnerëve të koalicionit në Qeverinë greke është diçka për të cilën janë marrë vesh, ndërsa qeveria e SYRIZA-s -Grekët e Pavarur ekziston edhe sot, sepse”thjeshtë janë bashkuar dhe tani janë një”.

I pyetur për atë se çka ai si kryeministër do të bënte, nëse marrëveshja tashmë është ratifikuar nga Parlamenti grek, Micotakis tha se duhet të jetë i sinqertë dhe real se në këtë rast “Shkupi hyn në NATO dhe nuk ka kthim prapa”.

“Nga momenti kur kjo marrëveshje do të ratifikohet nga Parlamenti grek dhe në të njëjtën kohë, në të njëjtin moment, nëse jo në momentin e njëjtë, atëherë disa ditë më vonë, do të ratifikohet protokolli për integrim në NATO, Shkupi hyri në NATO. Mori fund. Hynë. Por, keni kujdes, ditën e ardhshme nuk hynë në Bashkimin Evropian. Dëshiroj të jem i qartë absolutisht. Asnjëherë nuk do të dëgjoni nga unë: ‘I dëshiroj mirëseardhje kryeministrit të Maqedonisë në shtetin tonë.’ Këtë nuk do ta dëgjoni ditën e ardhshme. Rruga e Shkupit drejtë BE-së është proces i gjatë dhe është rrjedhë e cila në masë të madhe do të varet nga ajo se a do të tregojë Shkupi marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë”, sqaroi Micotakis.

Në rast se nuk kalon marrëveshja, lideri i Demokracisë së Re thotë se atëherë bisedimet fillojnë nga fillimi.

“Marrëveshja nuk ekziston nëse nuk kalon në parlament. Ekzistojnë dy raste. Ose të mos votohet nga parlamenti, që nënkupton se në këtë rast fillojmë nga zeroja ose të shpallen zgjedhje – kjo është ajo të cilën e dëshiroj unë – para se marrëveshja të ratifikohet nga parlamenti. Qeveria e ardhshme, bisedimet do t’i fillojë nga fillimi”.

Në lidhje me atë se a pajtohet Demokracia e Re me emër të përbërë në të cilin do të përmendet termi Maqedonia, Micotakis thotë se pozicioni i partisë së tij është i pandryshuar, por sqaron se emri ka të bëjë me elementet tjera.

“Nëse do të merreshim vesh se emri i Shkupit do të ishte “Republika e Ballkanit Qendror” edhe shkupjanët do ta ruanin kombin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, na pëlqen ose jo kjo marrëveshje? Mua nuk do të më pëlqente. Sipas kësaj, emri është i pandarë me elementet e tjera të marrëveshjes, të cilat në fund janë ashtu si janë, në masë të madhe, e fshehin irredentizmin e fqinjëve tanë veriorë”, sqaroi Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re thotë se marrëveshja është shënuar në atë mënyrë që ekziston edhe komb edhe identitet.

“Shiheni atë që e thotë zotëri Zaevi. Merrni deklaratat e tij zyrtare. Çka thotë zotëri Zaevi? ‘Për herë të parë e morra nga Greqia atë që gjithmonë e kërkoja, gjuhën, identitetin dhe kombin maqedonas. Ne jemi maqedonas’, thotë Zaev, krenohet me atë dhe me të vërtetë marrëveshja i jep mundësi që ta thotë këtë. Me fjalë të tjera ta monopolizojë Maqedoninë. Kjo është diçka të cilën unë nuk do ta pranoj dhe dëshiroj që edhe një herë të jem shumë i qartë. Dihet qartë se do të votojmë kundër marrëveshjes kur ajo të vjen në parlament, ndërsa në rast se ka zgjedhje paraprakisht, qeveria e ardhshme e Demokracisë së Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen”, tha Micotakis për TV Antena.

Ai njëherit theksoi se asnjëherë nuk ka pasur presione për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa qëndrimet e tij i ka sqaruar që nga momenti i parë para Partisë Popullore Evropiane.

Marketing