Micotaklis: “Vrapuesi” nuk shkon nga Athina, qeveria do të largohet me vendim të popullit

Pasojat e këqija nga Marrëveshja e Prespës, nga të dëmshme arrijnë deri në qesharake, thotë lideri i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis, duke e komentuar diskutimin që u hap në Greqi për gjoja këmbim të monumenteve, gjegjësisht siç tha “për gjoja këmbim të monumentit – simbol që aspak nuk i përket shtetit, por Komunës së Athinës, me një monument si të Aleksandrit të Madh, dëshmi i falsifikimit të historisë”.

Marketing

“Disa kanë dashur të sjellim dhe të vendosim në vendin e ‘Vrapuesit’, monument që e simbolizon irredentizmin e Shkupit. U themi qartë që ‘Vrapuesi’ nuk shkon askund. Ata shumë shpejtë do ta kapin rrugën nga pushteti, me vendim tuajin, me gjykim nga populli grek”, ka thënë Micotakis.

Kryetari i Demokracisë së Re, në fjalimin e tij nga ishulli grek Lesbos, ku ishte për vizitë njëditore, u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe i përsëriti pozitat e tija dhe të partisë së tij, se Cipras e ka pranuar gjuhën maqedonase, identitetin e Maqedonisë “në esencë pranoi kombësi maqedonase, kulturë maqedonase”, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina.

“E largoi përdorimin ekskluziv të identitetit maqedonas të fqinjëve tanë, duke krijuar jo vetëm shumë probleme në Greqinë Veriore, por në të njëjtën kohë në mënyrë brutale duke i fyer 70 për qind të bashkëqytetarëve tanë të cilët janë kundër marrëveshjes. Ne, të cilët, në mënyrë bazë nuk pajtohemi me Marrëveshjen e Prespës nuk jemi as djathtistë radikalë, as nacionalistë. Ne jemi patriotë të cilët e duam atdheun, e dimë dhe e respektojmë historinë tonë dhe e dimë shumë mirë kur një marrëveshje është në dobi të interesave kombëtare dhe kur është në dëm të tyre”, porositi Micotakis nga Lesbos.

Në tubimin partiak në ishullin grek, lideri i Demokracisë së Re, Marrëveshjen e Prespës e përmendi së bashku me edhe tre punë tjera, të cilat në kontekst të tij, do të mbesin në kujtime nga qeverisja katër vjeçare e Ciprasit dhe Kamenosit, së bashku me tatimet, klimën e formuar të ndarjes në shoqëri dhe premtimet që nuk i mbajtën se do t’i shkurtojë memorandumet.

“Ky vit 2019 është vit i zgjedhjeve, vit kur përfundimisht do t’i japim fund qeverisë më të keqe pas rrëzimit të juntës. Viti kur do të japim mesazh të madh për ndryshim politik. Vit kur qytetarët grekë fatin e vendit, sërish do t’ia besojnë Demokracisë së Re”, porositi lideri i partisë më të madhe greke. ..

Marketing