Microsoft eliminon Windows 10X

Ditën e sotme Microsoft konfirmoi se Windows 10X, versioni i shkurtuar i Windows 10-ës për pajisjet me dy ekrane, nuk do të prezantohet këtë vit.

Në fakt nuk do të prezantohet fare sepse kompania synon të integrojë disa prej veçorive të tij në sistemin operativ ekzistues siç është tastiera virtuale.

Lajmi nuk përbën çudi duke qenë se edhe vetë Windows 10X po zhvendosej në drejtim të pajisjeve me një ekran.

Marketing

U duk se Microsoft po konkurronte laptopët Chrome OS por në të vërtetë nuk kishte sens një version tjetër i Windows 10-ës.

Kompania po përgatitet për lançimin e përditësimit të radhës së Windows 10-ës ku në fokus është stabilitet, performanca dhe mbështetja për kamera Windows Hello. /PCWorld Albanian

Marketing